Në punim e sipër...
Në thelb, lënda mësimore e fizikës ka si qëllim hulumtimin e dukurisë së fuqisë, e cila shprehet nëpërmjet veprimit dhe bashkëveprimit. Nëpërmjet saj mësojmë se si lënda kimike merr fuqi, si e humbet atë, çfarë veprimesh e bashkëveprimesh pasojnë si rrjedhojë e fitimit apo humbjes së kësaj fuqie. Në çdo dukuri natyrore që shfaqet me ndryshim, që nga rënia e një guri përdhe, tek rryma elektrike, tek era që fryn, e uji që rrjedh, lënda e fizikës shqyrton ligjësitë që sundojnë mbi to. Ajo zbulon arsyet dhe shkaqet, si dhe jep shpjegimet përkatëse për mënyrën e shprehjes së këtyre ligjësive. Pra, lënda e fizikë nuk na tregon vetëm çfarë ndodh, por edhe si e pse ndodh, duke e shpjeguar çdo ndryshim e çdo lëvizje, çdo shtytje e çdo tërheqje sipas ligjit të vet përkatës. Në këtë mënyrë, lënda e fizikës është shkenca që i jep kuptim dukurisë së veprimit në natyrë: nga buron, si shfaqet e çfarë pasojash ka.