Jeta është një dukuri që, sipas njohurive tona, gjendet vetëm në Tokë. “Jeta” është emërtimi që bën dallimin mes gjallesave që janë në gjendje të veprojnë vetë dhe sendeve “të pa jeta” si shkëmbinjtë, uji, ajri, etj, që nuk veprojnë dot vetë, në mënyrë të pavarur.
Të gjitha gjallesat e tokës kanë një emërtim të përbashkët dhe shkenca i quan organizma. Që një send të quhet organizëm ai duhet të plotësoje këto kushte: të lëvizë, të marrë frymë, të ndjejë, të rritet, të shumohet, të ushqehet dhe të çlirojë mbeturina ushqimore.
Jeta është zhilluar në trajta, gjendje e lloje nga më të ndyshmet, që ndonëse janë shumë të ndryshme nga njëra tjetra, prapë së prapë kanë shumë të përbashkëta. Duke u nisur nga kjo e vërtetë, hulumtuesit i kanë grumbulluar organizmat në bashkësi. Për shembull, njerëzit i përkasin bashkësisë së kafshëve por ka edhe bashkësi të tjera organizmash siç janë bimët, kërpudhat, etj. Hulumtuesit i kanë cilësuar këto bashkësi si më të zhvilluara, që i përkasin një rendi më të lartë.
Por ka edhe bashkësi të tjera, të cilat janë cilësuar si më thjeshta e krejt fillestare, siç janë për shembull bakteret dhe arkeat. Ndërsa viruset janë një bashkësi organizmash krejt të pazakonta sepse nuk kanë aftësinë të shumohen pa ndihmën e një qelize të huaj. Për këtë arsye viruset cilësohen herë si gjallesa e herë si jo gjallesa.
Disa shembuj të shumëllojshmërisë së jetës në Tokë. Nga e majta: gjitar, zvarranik, kërpudha, peshk, insekt, pemë, zog, bimë, lule.
Organizëm - nga greqishtja e vjetër organon (mjet ose vegël).
Baktere - nga greqishtja e vjetër baktiria (shkop ose shufër).
Arkea - nga greqishtja e vjetër arkeos (e lashtë, shumë e vjetër).
Virus - nga latinishtja virus (helm).
Mënyra se si gjallesat bëjnë të mundur vazhdimësinë e llojit të tyre është duke u shumuar. Nëse nuk do të shumoheshin ato shumë shpejt do të zhdukeshin nga faqja e dheut. Gjallesat shumohen në mënyra të ndryshme. Disa gjallesa shumohen, ose më mirë shumëfishohen në rrafshin molekular, disa të tjera shumohen duke u çiftëzuar e duke pjellë pasardhës. Gjallesat shumë qelizore, siç janë për shembull kafshët, shumohen nëpërmjet çiftëzimit. Bakteret, duke qenë gjallesa njëqelizore, shumëfishohen në rrafshin molekular.
Mënyra se si gjallesat mbijetojnë në mjedisin ku jetojnë është duke u përshtatur. Nëse nuk do të përshtateshin, ato do të hasnin në vështirësi shumë të mëdha për të gjetur ushqim dhe mbrojtje, gjë që do të vështirësonte afëtsinë e tyre për t’u shumuar. Gjallesat arrijnë të përshtaten në një larmi mënyrash. Ato mund të pësojnë ndryshime në ndërtimin e tyre trupor, ndryshime në rendimentin e bashkëveprimeve kimike ose ndryshime në veprimtarinë e gjeneve.
Shumimi bën të mundur vazhdimësinë e llojeve të gjallesave, ndërsa përshtatja bën të mundur që gjallesat të mbijetojnë e të lulëzojnë sa më shumë që të jetë e mundur.
Një orangutang femër me fëmijën e saj në pyjet e Borneos. Orangutangët i janë përshtatur më së miri mjedisit të të xhunglës në të cilin jetojnë.
Molekulë - nga latinishtja moles (shumësi).
Baktere - nga greqishtja e vjetër baktiria (shkop ose shufër).
Kimik - nga greqishtja e lashtë himios (përzierje e metaleve (aliazh)).
Gjen - nga greqishtja e vjetër genea (pjell, pjellë).
Ndjeshmëria dhe kundërveprimi ndaj shtysave dhe nxitësve të jashtëm është një tipar i përgjithshëm i të gjitha gjallesave. Ja disa pika të rëndësishme që shpjegojnë këtë dukuri.
Shtysë ose nxitës themi kur një dukuri, veprim apo send i jashtëm shkakton ndryshimin e gjendjes së mjedisit të brendshëm të gjallesës në mënyrë të theksuar. Ky ndryshim mund të jetë fizik (bashkëveprim i trupave dhe fuqive natyrore) por mund të jetë edhe kimik (bashkëveprim i lëndëve dhe molekulave).
Ndjeshmëri themi kur gjallesa ka aftësinë të dallojë e të kuptojë një shtysë apo nxitës që vjen nga mjedisi i jashtëm. Kjo aftësi e ndihmon qelizën që të marrë masa dhe të kundërveprojë në përshtatje me kushtet rrethanore.
Përgjigje themi kur gjallesa kundërvepron ndaj shtysave dhe nxitësve të jashtëm, Për shembull gjallesa mund të përkulet e të rrotullohet në drejtim të diellit, siç bëjnë lulet e diellit, apo bëjë një veprim si pasojë e prekjes, siç bëjnë kërmijtë. Edhe bakteret e vogla kanë aftësinë të kundërveprojnë. Ato mund të lëvizin në drejtim të kundërt të burimit të dritës apo të një lënde që mund të jetë e rrezikshme për to. Lëvizja në drejtim të shtysës ose nxitësit në gjuhën e shkencës quhet përgjigje pozitive (e pranueshme), ndërsa largimi në drejtim të kundërt të shtysës apo nxitësit quhet përgjigje negative (e papranueshme)
Shqisat japin të dhëna dhe njohuri për mjedisin që na rrethon. Njerëzit kanë pesë shqisa të veçanta: nuhatjen, shijen, baraspeshën (ekuilibrin), qëndrimin e trupit, shikimin dhe dëgjimin. Përveç këtyre njerëzit zotërojnë edhe shqisa të tjera që u përgjigjen shtysave dhe nxitësve si temperatura (kushtet e motit), dhimbja, trysnia dhe dridhjet,
Në tërësi, ndjeshmëria dhe kundërveprimi ndaj shtysave e nxitësve të jashtëm është një veçori thelbësore e jetës dhe i jep mundësi gjallesave të ndërveprojnë me mjedisin që i rethon, në mënyrë që t’i përshtaten sa më mirë atij.
Lulet e diellit e kanë marrë emrin ngaqë shohin gjithnjë në drejtim të dillit.
Fizik - nga greqishtja e lashtë fizikos (e natyrshme, e vetvetishme)
Molekulë - nga latinishtja moles (shumësi).
Kimik - nga greqishtja e lashtë himios (përzierje e metaleve (aliazh)).
Baktere - nga greqishtja e vjetër baktiria (shkop ose shufër).
Gjen - nga greqishtja e vjetër genea (pjell, pjellë).
Pozitiv - nga latinishtja pozitivus (e vërtetë, pohues).
Negativ - nga latinishtja negativus (jo i vërtetë, mohues).
Ekuilibër - nga latinishtja equal (e barabartë) dhe libra (peshore). Pra, "e baraspeshuar".
Temperaturë - nga latinishtja temperatura (matje, saktësim).
Katë janë molekulat e jetës: proteinat, karbohidratet, lipidet dhe acidet nukleike. Më poshtë do të përshkruajmë secilën prej tyre:
Proteinat janë molekulat që gjejnë përhapjen më të madhe nëpër qeliza. Proteinat shërbejnë për kryerjen e detyrave të shumta, si për shembull tkurrja e muskujve, ruajtja e fuqisë, tretja e ushqimit, mbrojtja prej sulmeve të jashtme (imuniteti) dhe shumë të tjera. Proteinat kanë në përbërjen e tyre molukula më të vogla që quajtura aminoacide.
Karbohidratet janë burim i rëndësishëm fuqie (energjie), ndihmojnë qëndrueshmërinë e qelizës dhe mundësojnë ndërlidhjen me qelizat e tjera. Molekula e karbohidratit ka në përbërjen e vet atome karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni. Ato mund të marrin pamjen e sheqerit ose shumë sheqernave të lidhura së bashku.
Lipidet janë një bashkësi e larmishme molekulash në të cilën përfshihen yndyrnat, vajrat, dylli dhe disa steroide (lloj molekulash jetësore). Këto molekula janë ndërtohen kryesisht nga vargonj atomesh karboni dhe hidrogjeni dhe në gjuhën shkencore quhen acide yndyrore.
Acidet nukleike (bërthamore) janë molekula që ruajnë dhe bartin të dhënat gjenetike në qelizë. Ato përbëhen nga vargonj nukleotidesh. ADN-ja dhe ARN-ja janë acide nukleike.
Pa praninë e këtyre katër molekulave në trupin e gjallesave nuk mund të ketë jetë. Ato kanë rëndësi si për nga detyrat që kryejnë ashtu edhe për nga qëndrueshmëria ndërtimore dhe shpesh ndihmojnë në kryerjen e të dyja detyrave.
Fizik - nga greqishtja e lashtë fizikos (e natyrshme, e vetvetishme)
Molekulë - nga latinishtja moles (shumësi).
Proteina - nga greqishtja e lashtë proteos (i pari, parësor).
Karbohidrate - nga latinishtja karbonem (qymyrguri) dhe greqishtja e lashtë hydrates (bashkangjitur ujit, ujësore).
Lipid - nga greqishtja e lashtë lipos (dhjami i kafshës).
Acid - nga latinishtja acidus (i thartë).
Nukleik/nukleotide - nga latinishtja nucleus (bërthamë).
Imunitet - nga latinishtja imunis (i lirë, i përjashtuar nga taksat, pa detyrime).
Amino + acid - nga greqishtja e lashtë Amon, nga egjiptiançja e lashtë Amun (perëndia Amon). Përdoret për emërtimin e lëndës amoniak. Për acid shih më lart.
Atom - nga greqishtja e lashtë atomos (i pa ndarë, i plotë).
Hidrogjen - nga greqishtja e lashtë hidros (ujë) dhe genos (krijesë, pjellë).
Oksigjen - nga greqishtja e lashtë oxis (i mprehtë) dhe genos (krijesë, pjellë).
Steroid - nga greqishtja e lashtë stereos (e ngurtë, e qëndrueshme).
Uji përëbën 60-75% të peshës së trupit të njeriut. Një humbje prej vetëm 4% e sasisë së përgjithshme të ujit në trup shkakton tharje, një dukuri që në gjuhën shkencore quhet dehidratim, ndërsa një humbje prej 15% e sasisë së përgjithshme të ujit në trup mund t’i japë fund jetës. Të gjitha gjallesat në tokë kanë nevojë për ujë.
Uji është molekulë e thjeshtë e përbërë nga dy atome të vogla hidrogjeni dhe një atomi madh oksigjeni. Kjo mënyrë ndërtimi e molekulës së ujit i jep asaj mundësi që të bashkëveprojë me shumë molekula të tjera, duke bërë që uji të jetë një mjedis tretës i gjithanshëm (tretës universal).
Molekulat e ujit kanë afëtsinë të rrinë ngjitur dhe të tërheqin njëra tjetrën. Në gjuhën shkencore themi që molekulat e ujit kanë kohezion të lartë. Kjo dukuri u lejon bimëve që ta përthithin ujin lehtësisht nëpërmjet rrënjëve. Kohezioni i lartë ndikon gjithashtu edhe në rritjen dhe uljen e nxehtësisë së ujit, gjë u jep mundësi kafshëve të rregullojnë temperaturën e trupit. Pra uji shërben si lëndë ftohëse dhe ngrohëse.
Prania e molekulave të ujit është e domosdoshme për çlirimin e fuqisë (energjisë) gjatë dukurisë së fotosintezës. Ato ndihmojnë në qarkullimin e fuqisë dhe mbeturinave që krijuara nga veprimtaria qelizore.
Uji është lënda kryesore që shërben për veprimtarinë dhe mbarëvajtjen e mjediseve jetësore (habitat) dhe ndërveprimit të gjallesave si njëra-tjetrën ashtu me natyrën (ekosistem).
Prania e ujit është vendimtare për veprimtarinë e gjallesave. Të gjitha qëniet e gjalla kanë ujë në përbërjen e tyre. Nëpërmjet pranisë së ujit në planete të tjera ne mund të hulumtojnë nëse në ato mjedise ka qenë ndonjëherë e pranishme jeta.
Pamje e thjeshtuar e molekulës së ujit, e cila përbëhet nga një atom oksigjeni dhe dy atome hidrogjeni. Ajo ka pamjen e kokës së personazhit Miki Maus.
Dehidratim - nga frëngjishtja de (nënkupton mungesë) dhe greqishtja e lashtë hydros (ujë).
Molekulë - nga latinishtja moles (shumësi).
Atom - nga greqishtja e lashtë atomos (i pa ndarë, i plotë).
Hidrogjen - nga greqishtja e lashtë hidros (ujë) dhe genos (krijesë, pjellë).
Atom - nga greqishtja e lashtë atomos (i pa ndarë, i plotë).
Oksigjen - nga greqishtja e lashtë oxis (i mprehtë) dhe genos (krijesë, pjellë).
Universal/univers - nga latinishtja unus (një) dhe versus (kthyer, kthinë).
Kohezion - nga latinishtja kohezio (bashkim).
Temperaturë - nga latinishtja temperatura (matje, saktësim).
Habitat - nga latinishtja habito (banim, vendbanim).
Ekosistem - nga greqishtja e lashtë ekos (banesë) dhe sistema (bashkësi, tufë, kope).