Një pjesë e mirë e bimëve janë të pajisura si me organe mashkullore, ashtu edhe me organe femërore. Tek organi mashkullor (theku) krijohen qelizat mashkullore të riprodhimit (gametat mashkullore), ndërsa tek organi femëror (pistili) krijohen vezët (gametat femërore). Farat krijohen tek koka e thekut (anteri) nëpërmjet shumëfishimit të qelizave (miozës). Gjatë miozës krijohet fara dhe zhgualli i saj mbrojtës që në gjuhën shkencore quhet polen.
Bartja e kokrrizave të polenit nga koka e thekut tek pistili quhet në gjuhën shkencore pjalmim dhe ndodh në dy mënyra: nëpërmjet bartësve të polenit (vektorëve) dhe nëpërmjet erës ose ujit. Bartës të polenit mund të jenë insektet si bletët, fluturat, brumbujt, etj, mund të jenë zogjtë e ndryshëm, mund të jenë gjitarët, por mund të jenë edhe njerëzit.
Radha e veprimeve gjatë pjalmimit të bimëve:
Bartësit e polenit, si për shembull bletët, ulen mbi lule në kërkim të nektarit (1).
Atje kokrrizat e polenit kapen pas trupit të bletës për shkak të sipërfaqes së tyre të ashpër (2).
Bletët lëvizin në të gjithë sipërfaqen e lules dhe në këtë mënyrë korriza e polenit bartet tek stigma e pistilit (3).
Me tu ulur tek stigma, prej kokrrizës së polenit zgjatet një gypth i hollë, i cili mbërrin deri tek vezorja e bimës nëpërmjet shtyllës. Farat udhëtojnë nëpërmjet këtij gypthi deri tek vezët, të cilat gjenden brenda në vezore (4).
Me të mbërritur në vezore qelizat mashkullore fekondojnë vezët dhe prej tyre krijohet zigota (5), e cila më pas do të shndërrohet në embrion, i cili bashkë me lëvoren dhe lëndën ushqyese do të bëhet fare (6) që do të shpërndahet për të krijuar një bimë të re.
Tek disa lloje bimësh (gruri, misri, orizi, elbi, etj.), bartës i polenit është era dhe uji. Për këtë arsye këto bimë kanë një pamje disi të ndryshme nga ato ku bartësit janë gjallesat. Për shembull ato nuk kanë lule me petale shumëngjyrëshe e nektar të ëmbël sepse nuk kanë për qellim të tërheqin vëmendjen e gjallesave.
Ndonjëherë vezorja shndërrohet në frut, i cili gjithashtu ndihmon në shpërndarjen e farës. Kur kushtet mjedisore janë të përshtatshme, për shembull kur ka mjaftueshëm lagështirë, kur temperatura ëshë e pranueshme dhe kur ka dritë të mjaftueshme dielli, fara fillon veprimtarinë e mbirjes. Ajo thith ujë nga dheu dhe fryhet (1). Lëvorja çahet dhe embrioni fillon të rritet (2). E para del rrënjëza (3) dhe merr drejtim për nga poshtë, në mënyrë që të kapet pas tokës dhe të thithë më shumë ujë e më shumë lëndë ushqyese. Pastaj del filiza (4) dhe merr drejtim për nga lart, me qëllim për të dalë në sipërfaqe, të krijojë gjethe dhe të fillojë veprimtarinë e fotosintezës.
Pas mbirjes, bima do të rritet e do të zhvillohet deri sa të marrë pamjen e saj të plotë. Rrënjët shkojnë më thellë, ndërsa kërcelli rritet lartë e më lartë. Në fund bima arrin pjekurinë dhe fillon nga fillimi qarkun e shtimit.
Shtimi jo seksual tek bimët ndodh pa qenë nevoja e pjesmarrjes së dy prindërve e për pasojë nuk ka bashkim të qelizave femërore e mashkullore (gameteve). Pasardhësit e këtyre bimëve kanë të njëjtin material gjenetik si prindi. Në gjuhën shkencore ato quhen klone. Shtimi jo seksual sjell dobi sepse u lejon bimëve që të përhapen shpejt dhe pa shumë vështirësi, veçanërisht në mjedise me kushte të qëndrueshme, me pak rreziqe për bimën. Por kjo mënyrë shtimi ka edhe anët e saj të dobta sepse nuk lejon shumëllojshmërinë gjenetike, dukuri kjo që e bën bimën më të rrezikuar ndaj sëmundjeve dhe ndryshimeve të befta në mjedis.
Një nga mënyrat e shtimit jo seksual është çelja e bimëve të reja nga pjesë të bimës si kërcelli, rrënjët dhe gjethet. Në gjuhën shkencore kjo mënyrë shtimi quhet shtimi vegjetativ. Për shembull bimët e luleshtrydheve çelin nga kërcej të gjatë që zvarriten në sipërfaqen e tokës. Bimët e patates çelin nga kërcej që dalin në trupin e frutit të patates. Ndërsa tek qepët bima e re çel prej zhardhokut.
Shembull i shtimit vegjetativ. Kërcejtë me ngjyrë të kuqe shpërndahen në të gjitha drejtimet për të krijuar bimë të reja.
Disa bimë shtohen duke u ndarë në pjesë. Për shembull bima e re çel prej degës së thyer të një bime tjetër. Në gjuhën shkencore kjo dukuri quhet fragmentim. Ajo mund të ndodhi në mënyrë krej të natyrshme por mund të kryhet edhe nga njeriu. Në bimë e tillë është briofili, e cila shtohet duke çelur bimë te reja tek në buzë të gjetheve të saj.
Shembull i shtimit nëpërmjet fragmentimit tek briofili
Sythat janë një mënyrë tjetër nëpëmrjet të cilës bimët shtohen. Sythat krijon tek kërcelli ose degët e bimës. Aty shkëputen nga trupi i bimës dhe shndërrohen në një bimë krejt të rej. Edhe pse jo bimë, tharmi (qelizat mikroskopike kërpudhore një qelizore), shtohen në këtë mënyrë. Ndër bimë, disa bimë të llojit hidra dhe disa kërpudha përdorin gjithashtu këtë mënyrë për t’u shtuar.
Shembull i shtimit nëpërmjet sythave. Me t'u pjekur, hidra e vogël që ka dalë trupi i hidrës së madhe, do të shkëputet dhe do të jetojë si bimë e re.
Disa bimë zhvillojnë fara pasur nevojë që të kalojnë nëpërmjet dukurisë së fekondimit. Në këtë mënyrë bima shumëfishon të njëjtën farë, pa kurrfarë dallimi gjenetik. Në gjuhën shkencore kjo dukuri quhet apomiksi. Luleradhiqet dhe disa lloj barërash shtohen nëpëmrjet apomiksisë. Kjo është një mënyrë shumë e shpejtë e shtimit dhe përhapjes së llojit të bimës në një mjedis të caktuar.
Shembull i shtimit nëpërmjet apomiksisë tek luleradhiqja