Veprimi zhvillimor tek bimët quhet rritja dhe zhvillimi i bimës në drejtime të caktuara, në varësi të kushteve rrethanore. Në gjuhën shkencore kjo dukuri quhet tropizëm. Një nga mënyrat më të përhapura të tropizmit është fototropizmi (dritë-veprimi), gjatë të cilit bimët rriten me drejtim për nga drita e diellit, me qëllim që të kryejnë sa më mirë veprimtarinë e fotosintezës. Një lloj tjetër tropizmi është gravitropizmi (rëndesë-veprimi), gjatë të cilit rrënjët rriten me drejtim për nga toka, ndërsa kërcelli me drejtim për nga qielli, në mënyrë që bimët të qëndrojnë të kapura fort dhe të marrin drejtimin e duhur. Këto lëvizje bimore mbikëqyren nga hormone bimore si auksinat, të cilat shpërndahen në varësi të nxitësve të jashtëm (drita, graviteti) dhe shkaktojnë rritje në drejtime të ndryshme.
Disa mënyra ku tregohet se si shprehet veprimi bimor.
Veprimi prej nxitjes shkaktohet si pasojë e një xitësi të jashtëm, si për shembull prekja, temperatura apo ndryshimet në fuqinë e dritës. Në gjuhën shkencore kjo dukuri quhet veprim nastik. Ndryshe nga tropizmat, drejtimi i veprimit nuk varet nga drejtimi i nxitësit. Për shembull mbyllja e gjetheve të bimës Karnivora Veneriana nuk është veprim hormonal por thigmonastik (trysni-prekje). Këto veprime janë shumë më të shpejta se tropizmat dhe shkaktohen prej tkurrjes ose bymimit të qelizave (trysnia turgore), veprime të cilat ndodhin shpejt dhe mund ta kthejnë bimën në gjenden e mëparshme.
Veprimi nastik. Me të ndjerë praninë e një gjallese, gjethet e bimës Karnivora Veneriana mbyllen brenda një sekondi. Kur mbaron tretja e ushqimit, gjethet hapen sërish dhe marrin pamjen e tyre të mëparshme.
Veprimi ditë-natë varet nga gjatësia e ditës dhe e natës. Në gjuhën shkencore kjo dukuri quhet fotoperiodizëm (qarku i dritës). Ajo ndikon çeljen e luleve, mbirjen e farave dhe veprime të tjera zhvillimore. Në varësi të çeljes së luleve, bimët ndahen në bimë ditëgjata, ditëshkrutra dhe ditëasnjëanëse. Për shembull krizantemat janë bimë ditëshkurtra që çelin kur netët janë të gjata. Ndërsa spinaqi është një bimë ditëgjatë që lulëzon kur ditët janë më të gjata. Fotoperiodizmi ka për detyrë që rritja të ndodhë në kohën më të përshtatshme gjatë vitit.
Veprimi prej prekjes vjen si pasojë e takimit të pjesëve të bimës me sende të shtagëta. Në gjuhën shkencore kjo dukuri quhet thigmotropizëm (prekje-veprim). Ajo vërehet kryesisht tek bimët kacavjerrëse si për shembull hardhitë ose dredhkat, të cilat kanë zgjatime të imta kërcellore (tendrila) që kapen pas sipërfaqeve të ndryshme. Prekja me sipërfaqet e ngurta nxit qelizat në anën e tjetër të zgjatimit që të shtriqen, duke bërë që zgjatimi të përkulet dhe të kapet pas sipërfaqes. Ky veprim ndihmon që bima të zërë një vend të përshtatshëm kundrejt dritës me qëllim që të kryejë fotosintezën.
Shembull i thigmotropizmit
Veprimi prej lagështirës quhet rritja e rrënjëve të bimës me drejtim për nga lagështira. Në gjuhën shkencore kjo dukuri quhet hidrotropizëm (ujë-veprim). Ky veprim është veçanërisht i rëndësishëm në mjediset e thata me pak ujë. Qelizat e kësulës së rrënjës kanë aftësinë të dallojnë lagështirën dhe t’i japin rrënjës drejtim për nga burimi i ujit.
Shembull i hidrotropizmit
Veprimi prej natës ndodh kur pjesët e bimës, veçanërisht gjethet, dallojnë kohën kur ulet dielli dhe bie nata. Në gjuhëns shkencore kjo dukuri quhet veprim niktinasti (natë-shtypje). Ajo nxitet nga ndryshimi i fuqisë së dritës e temperaturës dhe vërehen kryesisht tek bishtajorët si për shembull fasulet. Gjethet palosen ose bien gjatë natës dhe gjallërohen sërish gjatë ditës. Kjo veprimtari kryhet në varësi që qarkut 24 orësh të bimës (ritmi cirkadian). Ajo ndihmon bimën të mbrohet nga barngrënësit dhe pengojë avullimin e ujit bie temperatura.
Shembull i veprimit niktinastik