Botanika është hulumtimi shkencor i bimëve, veçorive të tyre, ndërtimit, gjenetikës, ndërveprimit me mjedisin, përhapjes, ndarjes në bashkësi dhe rëndësisë në ekonomi. Fusha e botanikës hulumton një llojshmëri shumë të madhe bimësh, që nga algat e vogla deri tek sekuoiat gjigande (pishat trungkuqe). Duke kuptuar vendin që zënë bimët në mjediset e gjalla dhe në jetën e njerëzve, ne mund të gjejmë zgjidhje për çështje të rëndësishme të mjedisore dhe të mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm.
Bimët kanë rëndësi jetësore për jetën në tokë sepse çlirojnë oksigjen, përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe shërbejnë si burim parësor për ushqime dhe barna. Bimët e çlirojnë oksigjenin nëpërmjet një vargu bashkëveprimesh kimike të cilat në gjuhën shkencore quhen fotosintezë. Oksigjeni është i domodsoshëm për jetën e shumicës dërrmuese të gjallesave në tokë. Bimët janë gjithashtu burim kryesor ushqimor si për njerëzit ashtu edhe për kafshët pasi përveç kërcellit, gjetheve dhe luleve, ato japin edhe fruta, perime, drithëra dhe fruta arrore që janë shumë të rëndësishme për ushimin e njerzëve. Jo vetëm kaq, por shumë bimë kanë edhe veti shëruese dhe shërbejnë si barna që janë përdorur për të shëruar sëmundje nga më të ndryshmet si nga mjekësia popullore ashtu dhe ajo moderne shkencore.
Fotosinteza është një varg bashkëveprimesh nëpërmjet të cilit bimët, algat dhe disa baktere shndërrojnë dritën e diellit në fuqi kimike të ruajtur në trajtën e sheqerit. Kjo veprimtari ndodh në brendësi të qelizave të bimës në punishte të veçanta që në gjuhën shkencore quhen kloroplaste. Klorplastet gjenden kryesisht tek qelizat e gjetheve dhe e thithin dritën e diellit nëpërmjet qelizave të veçanta që në gjuhën shkencore quhen klorofil. Gjatë veprimtarisë së fotsintezës, bimët përthithin nga ajri dyoksid karboni dhe nga dheu ujë për t’i shndërruar këto në molekula glukoze (sheqeri), oksigjeni (gaz) dhe molekula të tjera.
Duke qenë që janë të shumëllojshme, biologët i kanë ndarë bimët në bashkësi të ndryshme sipas veçorive të përbashkëta, si për shembull organet dhe mënyra e shtimit, qarkullimi i lëngjeve dhe lloji i farës. Në bashkësinë kryesore bëjnë pjesë bimët joenëzore (si myshqet dhe hepatikët), bimët enëzore pa farë (fieret), gjimnospermat (bimët me boçe) and angionspermat (bimët me lule). Bimët me lule përbëjnë numrin dhe shumllojshmërinë më të madhe ndër të gjitha bimët, me rreth 250 000 lloje që renditen që nga lulet e vogla deri tek pemët e mëdha. Ndarja e bimëve në bashkësi i ndihmon biologët që të kuptojmë marrëdhëniet mes llojeve dhe evolucionin e bimëve. Në gjuhën shkencore ndarja në bashkësi quhet klasifikim.
Bashkësitë llojeve të bimëve
Përgjithësisht bimët kanë rrënjë, kërcell, gjethe dhe organe shtimi (riprodhimi). Rrënjët e mbajnë bimën të kapur fort pas dheut dhe kanë për detyrë të thithin ujë dhe lëndë të tjera ushqyese. Kërcelli shërben si shtyllë mbajtëse e njëkohësisht nëpëmjet tij kalojnë uji, lëndët ushqyese dhe sheqeri, si nga poshtë-lart ashtu edhe nga lartë-poshtë. Gjethet janë pjesët kryesore ku kryhet fotosinteza dhe shkëmbimi i gazrave. Krijimi i farave dhe mbarështimi i bimëve është detyrë e luleve (tek angiospermat).
Disa lloje bimësh shtohen nëpërmjet ngjizjes, domethënë nëpërmjet bashkimit të qelizave riprodhuese (gameteve) mashkullore dhe femërore. Kjo lloj mënyrë në gjuhën shkencore quhet riprodhim seksual. Disa lloje të tjera bimësh shtohen nëpërmjet mënyrave të ndryshme si sythat, shkëputja (shtimi vegjetativ) dhe farat e pavarura (sporet). Kjo lloj mënyrë në gjuhen shkencore quhet riprodhim aseksual dhe u lejon bimëva që të përhapen me shpejtësi mjedisin ku jetojnë dhe të krijojnë pjella me trashëgimi gjenetike të njëjtë.
Bimët janë shfrytëzuar prej njerëzve për mijëra vjet si burim ushqimi, barna, veshje, strehim dhe shumë qëllime të tjera. Të lashtat si gruri, orizi dhe misri janë ushqime me të cilat ushqehen njerëzit në të gjithë botën. Bimët me veti shëruese shërbejnë si lëndë e parë për shumë lloje barnash. Fijet prej bimës së pambukut, lirit dhe gjineshtrës janë përdorur për të prodhuar cohëra e pëlhura. Druri i pemëve përdoret për ndërtim dhe prodhimin e letrave. Hulumtumi i botanikës na ndihmon të përmirësojmë punët bujqësore, të zbulojmë barna të reja dhe të zhvillojmë një mënyrë afatgjatë të shfrytëzimit të përgjegjshëm të burimeve bimore.
Korrja e grurit me makineri